E Diel, 1 Nëntor 2026

117 ditë pa ekipin, në Korçë duan festë

Pritje e stërzgjatur për të parë kampionët në fuqi. Pas 117 ditësh në mërgim, si pasojë e kushteve klimaterike në Korçë dhe dënimit të fushës nga Komisioni i Disiplinës, Skënderbeu rikthehet të luajë sot në shtëpi një ndeshje të vlefshme për kampionatin. Për herë të fundit tifozët korçarë kanë shijuar një sfidë të Superiores më 5 dhjetor të vitit 2011, atëherë kur bardhekuqtë fituan 3-2 ndaj Bylisit, falë dy golave të Xhafajt dhe një të Tahirllarit. Pas më shumë se tre muajsh ndeshjeje jashtë Korçës, tashmë rikthimi i bardhekuqve në shtëpi përkon me një superndeshje. Sot në orën 19:00 Skënderbeu do të përballet me Teutën. Një superndeshje, nisur edhe nga pozicionet që kanë dy skuadrat. Tifozët bardhekuq kanë fatin të shikojnë Skënderbeun e tyre si kryesues në këtë rikthim në Korçë. Të gjithë janë të etur për të parë skuadrën. Luhet ndaj Teutës së vendit të tretë dhe kërkesa e tifozëve është e qartë: këtë herë fitoni për ne, për të mbyllur kësisoj edhe gojët e liga. Nisur edhe nga fakti që luhet në një orar të favorshëm, por duke shtuar këtu edhe rikthimin në shtëpi pas një kohe të gjatë të kampionëve në fuqi, bën që interesimi i tifozëve të jetë i jashtëzakonshëm.

Superioria
Sot

Apolonia-Kastrioti     15:00
Skënderbeu-Teuta    19:00
Të shtunën
Bylis-Tirana         15:00
Vllaznia-Flamurtari17:00
Të dielën
Tomori-Kamza    15:00
Dinamo-Laçi    18:00
Të hënën
Shkumbini-Pogradeci 15:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›