E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, edhe një vit në Real

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Santiago Bernabeu.

Ylli brazilian spekulohej se mund të rikthehet te ish skuadra e tij, Milan, mirëpo ai ka insistuar se do të mbetet në Madrid, së paku edhe një vit.

“Dua të mbetem edhe për një vit tjetër”, citohet të ketë thënë Kaka gjatë një bisede të tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, përcjell El Confidencial. Kaka iu bashkua Realit nga Milan më 2009 për 68.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›