E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton miqesorja me Spanjen me 30 maj

Përfundojnë pa sukses tentativat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të siguruar një miqësore “big” për Kombëtaren. Që prej ditës së ndeshjes së luajtur në Tbilisi me Gjeorgjinë është përfolur për një test kundër Spanjës, përpara startit të Euro 2012.

Krerët e FSHF-së kanë negociuar me homologët e tyre iberikë për datën e lirë të FIFA-s, më 30 maj, ndërsa Shqipëria ka qenë vetëm një prej alternativave. Gjithsesi, në fund Spanja ka zgjedhur një emër më të madh, siç është Koreja e Jugut, që ofron padyshim edhe një treg më të gjërë.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se “Furia e Kuqe” i ka plotësuar datat e ndeshjeve miqësore. Fillimisht skuadra e Del Boskes do të luajë më 26 maj kundër Serbisë, për të vazhduar me ndeshjen e 30 majit me Korenë e Jugut dhe më 3 qershor kundër Kinës. Federata iberike konfirmoi gjithashtu se dy nga ndeshjet do të luhen në Austri, ndërsa njëra në Spanjë.

Këto përballje do ti sherbëjnë kampionëve të botës dhe Europës në fuqi si teste përpara debutimit në kampionatin Europian me Italinë. Ndërkohë, për Shqipërinë e drejtuar nga De Biazi, mes alternativave për miqësore në fundin e muajit mbeten Kina, Arabia Saudite por edhe Moldavia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›