E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dominim spanjoll, bien gjermanët

Në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Europës kanë dominuar skuadrat spanjolle, edhe pse Valencia u thye në transfertë me rezultatin 2-1 nga Alkmari. Dy Atletikot (Madridi dhe Bilbao) kanë fituar dje përkatësisht kundër dy skuadrave gjermane, Hanoverit dhe Shalkes. Kjo e fundit ishte edhe befasia më e madhe e mbrëmjes, teksa ka pësuar 4 gola në humbjen 4-2 në fushën e saj nga Atletik Bilbao. Dopieta e Raulit nuk i mjaftoi Shalkes për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, duke e bërë një mision të pamundur kualifikimin për në gjysmëfinale. Ndërkaq, Sportingu i Lisbonës mposhti 2-1 Metalist Kharkivin. Ish-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, ishte i grumbulluar për ndeshjen kundër Atletikos së Madridit, por nuk luajti asnjë minutë në humbjen 2-1.

Çerekfinalet
DJE

Atl.Madrid-Hanover 2-1
Shalke- Atl.Bilbao      2-4
Alkmar-Valencia       2-1    Sporting-Metalist     2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›