Champions dhe Europa League percaktohen duelet e cerekfinaleve

Bajern-Juventus. Duhej ta kishte një përballje të madhe shorti çerekfinal i Ligës së Kampionëve dhe kjo ndodhi. Përtej këtij dueli, shorti vuri përhallë Paris SG me Barcelonën, Realin e Madridit me Gallatasarajin dhe Malagën me Borusian e Dortmundit.
Ndeshjet e para do të luhen më 2 e 3 prill dhe takimet e kthimit, pas një jave, më 9 e 10 të po atij muaji.
Nuk do të ketë përplasje spanjolle apo gjermane.
Bavarezët e kanë një histori ndaj Juventusit, ndonëse kurrë nuk janë ndeshur në përballje me eleminim. Të 6 takimet kanë qenë në fazën e grupeve në Champions dhe italianët kryesojnë me 3 fitore, ndaj 2 të Bajernit, me dy ndeshje barazim.
Barcelona ka një kujtim jo të këndshëm ndaj Paris SG, pasi është eleminuar në çerekfinale të Championsit në 1994-1995. Megjithatë, në 1997, Barça fitoi Kupën e Kupave duke mundur në finale PSG-në. Për parizienët, Zllatan Ibrahimoviç nuk luan në ndeshjen e parë, për shkak të pezullimit. Suedezi do të ndeshet me ish-skuadrën e tij vetëm në takimin e kthimit.
Reali i Madridit do të jetë padyshim favorit ndaj Gallatasarajit dhe e ka eleminuar një herë ekipin turk në edicionin 2000-2001, pikërisht në çerekfinale. Një moment i madh për Gallatën ishte fitorja e Superkupës së Europës ndaj Realit në vitin 2000.
Sa për duelin Malaga-Dortmund, gjermanët janë favoritë, ndërsa dy ekipet kurrë nuk janë ndeshur mes tyre.
Europa League, çerekfinalet: Çelsi-Rubin, Totenhem-Bazel, Fenerbahçe-Lacio, Benfika-Njukasëll Përballje angleze nuk do të ketë. Çelsit i ra në short Rubini rus, Totenhemi duhet të ndeshet me Bazelin zviceran dhe Njukasëlli të shkojë në fushën e Benfikës, në çerekfinalet e Ligës së Europës. Përballja tjetër është Fenerbahçe-Lacio. Ndeshjet luhen në të enjtet e 4 dhe 11 prillit, që të gjitha në orën 21:05, me përjashtim të ndeshjes së kthimit mes Rubinit dhe Çelsit që do të jetë në 18:00, për shkak të ndryshimit orar. Vetëm pak minuta pas shortit të Ligës së Kampionëve, u hodh edhe ai i kupës së dytë të klubeve në kontinent dhe skuadrat angleze do të përpiqen të kompensojnë mungesë ne tyre në Champions. Favoritja për suksesin final, Çelsi nuk do ta ketë të lehtë përballë rusëve të vetëm të mbetur në garë. Po ashtu, pretendentja e dytë, Totenhemi, duhet ta marrë shumë seriozisht Bazelin që sapo eleminoi Zenitin. Në dy përballjet e tjera, favoritë quhen Lacio dhe Benfika, pavarësisht se Fenerbahçe do të dojë të bëjë diçka më shumë sesa Gallatasaraj, skuadra turke që luan në Champions. Edhe Njukasëlli, ndonëse më pak i vlerësuar sesa Benfika, ka treguar vazhdimësi këtë edicion të Ligës së Europës.