E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise FSHF percakton ciftet gjysmefinaliste

Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Laçi janë çiftet gjysmëfinalistë të Kupës së Shqipërisë. Kjo e premte shorti, nuk pati aktivitet vetëm në Zvicër, por edhe në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit ku katër skuadrat e mbetura në garë mësuan kundërshtarët e radhës.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen të mërkurën e 3 prillit dhe kthimi është parashikuar pas dy javësh, më 17.
Favoritë për ta fituar trofeun, tani pas shortit, mund të quhen Skënderbeu dhe Kukësi, ndonëse duhet pritur sesi do të jetë ecuria e skuadrave në Superligë deri para se të ndeshen në Kupë.
Aktiviteti i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar nuk do të ketë ata që kanë fituar më shumë trofe si Tirana, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia, ndërsa Skënderbeu kampion do të synojë kupën e parë në histori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›