Champions, ëndrra e madhe e Moratit
Masimo Morati kërkon titullin e katërt radhazi në Serinë A, por ëndrra e madhe e presidentit të Interit mbetet Liga e Kampioneve. Ky trofe u mungon zikaltërve prej 44 vitesh. "Jemi ende në garë në të gjitha frontet dhe po sforcohemi maksimalisht që të japim më të mirën ditë pas dite", deklaroi ai. "Kampionati është një objektiv shumë i rëndësishëm, pasi duhet të vazhdojmë ecurinë e mirë. Megjithatë, kënaqësia më e madhe e tifozëve interistë do të vinte nëse skuadra fiton Champions. Kemi shumë vjet që e presim këtë moment". Këto fjalë përkthehen ndryshe si "detyra shtëpie" për Murinjon, që duhet të përballet me konkurrencën e ashpër. Rreth teknikut luzitan, Morati tha: "Arriti të ingranohet në mënyrë perfekte vetëm pas gjashtë muajsh, duke i transmetuar skuadrës filozofinë e tij, personalitetin dhe dëshirën për të fituar gjithmonë. Është mjaft i përgatitur".