Juve dhe Xhenoa, marrëveshje xhentëlmenësh
Juventusi po shfrytëzon marrëdhëniet e mira me Xhenoan për të siguruar shërbimet e sulmuesit Diego Milito. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë përgatitur ofertën prej 20 milionë eurosh për të blerë lojtarin argjentinas. 29-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 14 gola në 15 ndeshje me kuqeblutë (ndodhet i dyti në klasifikimin e golashënuesve të Serisë A, me 1 rrjetë më pak se shoku i skuadrës, Di Vaio). Interi interesohet prej kohësh për Militon, por Juventusi shpreson të fitojë garën me rivalët zikaltër. Në Torino po shqyrtojnë mundësinë që në fund të sezonit të shesin Vinçenco Iakuintën, ose David Trezege për të krijuar hapësirë për lojtarin e Xhenoas. Sipas spekulimeve, presidenti Enriko Preciozi refuzoi ofertat e Interit dhe Realit gjatë merkatos së janarit, sepse u kishte premtuar krerëve juventinë që sulmuesin do t‘ua shiste vetëm atyre.