Champions, fitojnë Bayern dhe Porto

(www.albania-sport.com) - Bayern Munchen fitoi 2-1 me Fiorentinën në ndeshjen e parë të një të tetave të Champions League: penallti e Robben, Klrodrup dhe Olic. Pjesa e parë u luajt e hapur nga të dyja skuadrat : barazimi do ishte rezultati më logjik. Bayern kaloi në avantazh në të 48’ me penallti pas një faulli të Kroldrup ndaj Riberiy. Robben e transformoi në gol. Fiorentina barazoi me anë të Kroldrup. Në minutën e 73-të Fiorentina mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Massimo Gobbi. Në minutën e 90-të erdhi deh goli 2-1 i Bayern i realizuar nga Ivica Olic.
Porto-Arsenal 2-1
Portieri i Arsenal, Fabianski i dhuroi fitoren 2-1 Portos në ndeshjen e parë të një të tetave të Champions League. Fabianski shkaktoi një autogol pas një gabimi amator në minutën e 11-të. Sol Campbell barazoi shtatë minuta më pas, por Falcao i çoi shifrat 2-1 për Porto në minutën e 52-të perseri per faj te Lukasz Fabianski.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili