Kuzhe: Jam tifoz i flaktë i Kosovës

(www.albania-sport.com) - Trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, një ish-lojtar i Dinamos së Zagrebit, nuk i fshehu emocionet në vizitën e tij të parë në Kosovë, e qe vjen pas jo pak, por pas 22 vitesh. Përpos lavdërimeve ndaj lojës së futbollistëve të Kosovës, trajneri i dytë kroat në historinë e Kombëtares shqiptare, veçoi dy momente. “Jam i lumtur që sërish pas 22 vjetësh gjendem në Kosovë, sidomos në një ditë si kjo, kur ju po festoni përvjetorin e Pavarësisë. Në aspektin emocional jam i nderuar që jam sërish këtu, ku kalova çaste shumë të mira. Ndërsa në aspektin profesional, jam i lumtur që këtu erdha si trajneri i Shqipërisë, marrë parasysh edhe karakterin humanitar të ndeshjes. Ju siguroj se unë do të jem një tifoz i flaktë i Kosovës, kur ajo do të luajë ndeshje ndërkombëtare”, - tha trajneri Josip Kuzhe, i cili do të drejtojë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, ku Kombëtarja jonë do të ketë përballë Francën, Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë e Luksemburgun. Më 19 shkurt do të stilohen në Luksemburg edhe datat e takimeve në grupin D.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili