E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions lojtaret e Bajernit rrezikuan te humbisnin medaljet e arta ne Uembli

Bajerni vërtet e fitoi Ligën e Kampionëve, por dy lojtarë të tij për pak humbën medaljet e arta që morën në Londër.
Bëhet fjalë për sulmuesit Mario Manxhukiç dhe Mario Gomez.
I pari u ndihmua nga shoku i skuadrës, Frank Riberi, që arriti ta shpëtojë medaljen pa i rënë tek tifozët.
Gomez, nga ana e tij, thuajse e pësoi më keq, pasi medalja i ra përtokë dhe ai u detyrua të ulej e ta merrte.
Do të kishte qenë fatkeqësi për këta dy futbollistë nëse do t’i kishin humbur medaljet e Championsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›