Champions, përfundon pjesa e parë e finales Inter në avantazh
MADRID- Edhe pse posedimi i takoi Bayernit të Munichut, rastet më të mira të pjesës së parë i pati Interi. Zikalterit e filluan ndeshjen në mënyrë më kërkuese duke krijuar disa raste shënimi me anë të treshes sulmuese Pandev, Milito, Eto’o.
Në anën tjetër gjermanët tentuan të krijojnë raste kryesisht me anë të kundërsulmeve që kishin si pikënisje anësorin e djathtë Arjen Robben, por që u keqpërdorën nga Muller edhe Olic.
Holandezi pati një rast të mirë shënimi në minutë e 23-të të ndeshjes pas një rrëmuje para portës së Cesar, por goditja e tij u dërgua lart në publik. Në anën tjetër, mesfushori tjetër holandez, Wesley Sneijder, pati një rast të mirë nga goditja e lirë, por topi u mbrojt nga portieri Butt.
Pas 34 minutash lojë italianët hapën rezultatin me anë të një goli të shënuar nga Diego Milito. Pas një topi të gjatë të pranuar dhe një asistimi nga Sneijder, argjentinasi nuk fali nga afërsia për të çuar në avantazh ekipin e trajnerit Jose Mourinho.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)