Rinas, tentoi të hipë në avion me pistoletë ndalohet i riu
TIRANE- Ka tentuar të hipë me armë në avion, por është ndaluar nga policia kufitare. I riu nga Vlora, Laurant Dervishaliaj mësohet ta ketë fshehur armën në sendet personale, por u zbulua gjatë procesit të skanimit .
Burime nga policia bëjnë të ditur se arma u bllokua në kohë, ndërkohë sipas të dhënave paraprake përjashtohet cdo mundësi për ndonjë akt terrorist të planifikuar.
Autoritetet po marrin në pyetje shtetasin Laurant Dervishaliaj i cili rezultoi i pajisur me dokumenta të rregullta për të fluturuar drejt Italise. Policia ka shtuar masat e sigurisë në aeroport.
(e.n/BalkanWeb)