E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kutitë do të hapen. Do të përcaktohen procedurat

Kryetari i Partise Socialiste deklaroi nje dite pas mberritjes nga Strasburgu se materialet zgjedhore mjaftojne per te zbardhur te verteten e zgjedhjeve te 28 qershorit. Persa i perket hapjes se kutive te votimit, Rama tha se palet jane larg, por PS thote se edhe ne kete pike ajo eshte gatshme te negocioje.

“Hetimi kërkon akses dhe do të ketë akses për të hapur kutitë. Përsa I përket fletëve të votimit, ka një diskutim për të përcaktuar qasjen ndaj tyre. Mekanizmi I Ruzhdies është lehtësisht I nxjerrshëm në dritë pa fletët e votimit. Për fletët e votimit ka një debat dhe palët janë ende larg. Megjithatë ne jemi të hapur për të gjetur një zgjidhje kompromisi edhe lidhur me këtë pikë që mbetet nje nyje per t’u zgjidhur” tha Rama.

Rama tha se duke filluar nga java e ardhshme specialistet ligjore te PS dhe PD do te ulen negociata per te perafruar palet ne nje qendrim te perbashket, rezultatin pozitiv te te cilit, ai u shpreh i gatashem ta firmose me kryeministrin Berisha, qofte edhe ne nje takim te perbashket. Ndersa ne rast deshtimi te tyre, Rama tha se pasojat do te ndikonin drejtperdrejte te nevojat e shqiptareve.

"Të mos merremi sot me pasoja që do të kishte moszgjidhja për Shqipërinë dhe për shqiptarët që padyshim do të ishin pasoja të rënda dhe tërësisht të pamerituara për njerëzit e këtij vendi që boll janë privuar nga gjëra elementare për shkak të politikes së vjetër dhe të mbrapshtë të këtij vendi" tha Rama.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›