E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, 5 të arrestuar dyshohen si ektremistë islamikë

PRIZREN- Policia e Kosovës ka arrestuar pesë shtetas, dy shqiptarë dhe tre boshnjakë, të dyshuar se po organizonin sulme të armatosura.

Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, bëri të ditur se 120 policë morrën pjesë në arrestimin e pesë personave në qytetin e Prizrenit, mëngjesin e së shtunës.
Nga bastisjet në tetë qendra policia ka gjetur sasi të mëdha armatimi, përfshi armë të rënda, armë dore dhe uniforma ushtarake.

Policia ka sekuestruar dhe pesë kompjutera, ku besohet se ka informacione mbi organizimin e sulmeve. Pesë të arrestuarit i përkasin një sekti të fesë islame.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›