E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Milot -Fushë Krujë vdesin dy të rinj

MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot -Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e 2 të rinjve.

Djemtë ishin duke udhëtuar me një motocikletë teksa janë përplasur me një mjet tip kamioncinë me targa LA0261A e cila drejtohej nga shtetasi K.Lleshi.

Përplasja ka qenë fatale për 20 vjecarin Zef Turja, ndërsa shoku i tij Alban Zajçi është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u rezistoje plagëve.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit te rëndë që i kushtoi jetën dy të rinjve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›