Kryetari i Bashkisë së Durrësit paditet në prokurori
Dosja me kallëzimin penal është dërguar në Prokurorinë e Rrethit të Durrësit. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar se Dako nuk ka zbatuar vendimin e KRRT-së për shembjen e një pallati.
"Në analizën e ekspertëve të INUK, ky pallat është me një rrezikshmëri shumë të lartë për jetën e banorëvë që jetojnë aty, prandaj do t’i kërkoja kryetarit të Bashkisë së Durrësit që të ndërhyjë menjëherë, duke qenë autoriteti i vetëm kompetent për të prishur këtë pallat dhe për më tepër të ndërhyjë për evakuimin e banorëve që janë në mënyrë të panderprerë në rrezik përmanent", deklaroi ministri Olldashi.
Padia ndaj Dakos erdhi pasi KRRT-ja e Durrësit kishte marrë një vendim për prishjen e një pallati, ndërkohë që vendimi i marrë nuk është zbatuar nga kryebashkiaku. Sipas ministrit Olldashi, pallati është me rrezikshmëri të lartë për banorët, ndërsa 9 katet e tij duhet të prishen. Ministri i Transporteve ka kërkuar edhe evakuimin e banorëve.
"Pallati sot ka mbërritur në 21 kate, ndërkohë që leja fillestare e dhënë në vitin 2001, nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Miri Hoti, ka qënë fillimisht për 12 kate, më pas me një shtesë mbi lejen në vitin 2003, janë akorduar dhe 2-kate të tjërë, pra nga 12 ka vajtur 14 kate", bëri të ditur ministri Olldashi.