Bianki, një tjetër kundërshtar i ardhshëm i Tares

ASA (Albania Sport Agency) - Lacio është duke kërkuar një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, ku sipas gjasave skuadra kryeqytetase do të luajë në Ligën e Kampioneve. Emri më i pëlqyer është Rolando Bianki, sulmuesi 24-vjecar i Rexhinës, që deri tani gjatë sezonit 2006-2007 ka shënuar 15 gola (plusnëj në Kupën e Italisë). Bianki do t'i shtohet dyshes Pandev-Roki (24 gola të dy së bashku). Tare kështu vitin e ardhshëm, nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Lacio, do të ketë një konkurrent më shumë në vijën sulmuese.