Mark Hjuxh në vend Murinjos?

ASA (Albanian Sport Agency) - Tekniku aktual i Bllekbërn, Mark Hjuxh, ka shumë gjasa që të jetë tekniku i ri i Celsit. Ditët e Hoze Murinjos në banikën e Celsit duket se janë të numëruara. Roman Abramovic, në fakt duket se e ka marë vendimin dhe është në kërkim të zëvendësuesit të portugezit. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike "The Guardian", manjati rus kërkon të vendosë në krye të bankinës një britanik, dhe emri më i përfolur është ai i trajnerit të Blekbërnit, i cili mund të firmosë një kontratë 3-vjecare.