E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiaj, “viktimë” e traditës shqiptare

Nga Dash Frashëri
ASA (Albanian Sport Agency) - Petrit Haxhiaj, ish-trajneri i Kastriotit, ishte trajneri i dytë ekipit modest të krutan, që largohet nga drejtimi i klubit të presidentit Shkëlzen Zhilli, por i 16-ti që e kryen këtë rit gjatë Kampionatit të 68-Kombëtar të futbollit. Vendin e tiranasit Haxhiaj, pritet që ta zërë krutani Ramazan Ndreu, i cili u shkarkua nga drejtimi i Kastriotit pas humbjes në javën e katërt me Elbasanin (1-0). ROKADAT Skema e rokadës së Kastriotit më parë ishte përsëritur te Luftëtari, ku vendin e gjirokastritit Mustafa Hysi (i shkarkuar pas humbjes në javën e parë me Vllazninë) e zuri tiranasi Ilir Spahiu, edhe ky i shkarkuar në fund të fazës së dytë, për t'ia lënë vendin në javën e 23, sërish Mustafa Hysit. 11 TRAJNERË Në fazën e parë lëvizën nga bankinat e tyre 11 trajnerë, ku vetëm ai Teutës, Starova dhe ai i Elbasanit, Deliun nuk u shkarkuan. Lista e është e gjatë: Josa (Tirana), Bajko (Partizani), Shulse (Vllaznia), Lika e Daiu (Besa), Ndreu (Kastrioti), Canaj (Dinamo), Sejdini (Dinamo), Dumitresku (Apolonia), Bici (Shkumbini). NË LËVIZJE Fillimi i fazës së dytë gjeti në bankina dy trajnerë të rinj: Shkëlqim Mucën te Tirana dhe Mirel Josën te Vllaznia: Gjatë zhvillimit të fazës së dytë të larguarit ishin katër: te Besa , Përparim Daiu i dorëzoi detyrën Vasil Bicit (nga java 12); te Flamurtari, Eqerem Memushi u pasua nga Vasil Ruci (nga java 16) Elbasani, Luan Deliu i la vendin Edmond Gëzdarit (nga java 18); dhe te Apolonia, Dhimitër Papuciu i dorëzoi bankinën Andrea Markos në javën e 18. I MBIJETUARI Sulejman Starova është trajneri i vetëm i këtij sezoni që ka mundur të rezistojë. Ish-trajneri i Partizanit dhe Tiranës, dy herë kampion me ekipet kryeqytetase, tashmë në rolin e trajnerit të Teutës, ka mundur të mbajë ekipin durrsak në vendin e dytë dhe t'i sigurojë formacionit të presidentit Edmond Hasanbelliu, një nga katër vendet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, ku Teuta do të përballet në një sfidë të dyfishtë me Partizanin. PANKINAT E KATEGORISË SUPERIORE Kastrioti (3): Ramazan Ndreu, Petrit Haxhiaj, Ramazan Ndreu? Flamurtari(3): Agim Canaj, Eqerem Memushi, Vasil Ruci Besa(3): Hasan Lika, Përparim Daiu, Vasil Bici Apolonia(3): Silviu Dumitresku, Dhimitër Papuciu, Andrea Marko Luftëtari(3): Mustafa Hysi, Ilir Spahiu, Mustafa Hysi Tirana (2): Mirel Josa, Shkëlqim Muca Vllaznia(2): Ulrih Shulse, Mirel Josa Elbasani(2): Luan Deliu, Edmond Gëzdari Dinamo(2): Faruk Sejdini, Redi Jupi Partizani(2): Neptun Bajko, Hasan Lika Shkumbini(2): Vasil Bici, Faruk Sejdini Teuta(1): Sulejman Starova

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›