Frings: Juventusi më do për regjisor

ASA (Albanian Sport Agency) - Mesfushori i skuadrës gjermane të Verder Bremenit, Torsten Frings pohoi se Juventusi e kërkon me cdo kusht. Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjve italiane, Alesio Sako, eshtë duke menduar gjithmonë e më shumë për një Juventus "gjerman'. Nga Bajerni i Munihut do të mbërrijë boshnjaku Salihadmizic, ndërkoqë që në planet urgjente është dhe futbollisti i Kombëtares gjermane. "Juventusi më dëshiron me cdo kusht, dhe jo vetëm për të patur edhe një tjetër mesfushor në skuadër, por për të marë në dorë regjinë e lojës", pohon 30-vjecari Frings, gjatë një interviste për gazetën e përditshme gjermane "Bild" .