E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forumi Energjetik i Europës Juglindore,/Balluku: Domosdoshmëri diversifikimi i energjisë dhe bashkëpunimi rajonal

Situata energjitike si një problem madhor jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin është diskutuar në Forumin Energjetik i Europës Juglindore të zhvilluar në Selanik të Greqisë. Zv/kryeministria Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj theksoi se Shqipëria ka filluar që prej disa vitesh të diversifikojë burimet e saj energjitike.

Balluku veri theksin në ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Balluku tha se projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Juri Kim theksoi se e ardhmja energjitike e Shqipërisë është premtuese.

Gjate diskutimeve në këtë forum u theksua rëndësia e eficensës dhe kursimit të energjisë.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›