E Diel, 1 Nëntor 2026

Charlie Sheen, sulmon gruan, rrezikon 3 vjet burg

ASPEN– Aktori amerikan Charlie Sheen është akuzuar për sulm ndaj gruas Brooke Mueller, pas zënkës që pati çifti gjatë Krishtlindjeve, raportuan agjencitë. Sheen 44 vjec, të hënën u paraqit para gjyqit në Aspen, në shtetin federal amerikan Colorado, ku ndodhi incidenti. Avokati i gruas të tij njoftoi se ajo dëshiron që rasti të mbyllet dhe akuza kundër aktorit të tërhiqet. Gjyqtari nuk e përmbushi këtë kërkesë, por i ndaloi Charlie Sheen që të ketë çfarëdo lloj kontakti me bashkëshorten, menjëherë pas arrestimit. Sheen duhet të shkojë në trajnim për të hequr dorë nga metodat e dhunshme dhe kufizim të konsumimit të alkoolit dhe ilaçeve. Në rast se shpallet fajtor, mund të dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg. Sheen është një prej aktorëve më të paguar të televizioneve amerikane falë serive “Spin City” dhe “Tëo and a Half man”.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›