E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Kamëz, arrestohet autori

Vetëm pak minuta ka zgjatur arratisja e autorit të vrasjes së 22-vjeçarit në Kamëz. Sipas burimeve të policisë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Bukurosh Muçeku 19 vjeç pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin Robert Altndreca.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor të Kamzës ku Bukurosh Muçeku pas një zënke për një karrige në një kafe-internet ka goditur me thikë 22-vjeçarin Robert Altndreca i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e hemoragjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›