Gatuzo do të operohet në 16 dhjetor për të munguar gjashtë muaj
Milano - Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo, do të operohet të premten e ardhshme, më datë 19 dhjetor, pas problemeve në ligamente. Futbollisti kuqezi pësoi një dëmtim fatal në ndeshjen e fundit me skuadrën e Katanias në Serinë A. Gatuzo është vizituar sot nga profesor Martens, i cili do të bëjë dhe ndërhyrjen kirurgjikale të tij.
“Le ta marrim si një sfidë të re për mua, -është shprehur Gatuzo, -një dëmtim që duhet rikuperuar. Jam i dëshpëruar, por duhet të shoh përpara. Kam fituar shumë sfida, dhe duhet të fitoj edhe këtë. Më vjen me të vërtetë keq për këto që kanë ndodhur, por kam besimin se do të rikuperohem shumë shpejt. Në jetë kam qenë gjithmonë i mendimit për të mos u zhgënjyer asnjëherë”.
Mesfushori pritet t’i mungojë skuadrës së Milanit për rreth gjashtë muaj. Ky sezon mund të quhet i përfunduar për Xhenaron. Milani këtë vit, veç kampionatit është pjesëmarrës edhe në Kupën Uefa, të cilën nuk e ka fituar asnjëherë. Ëndrra e Gatuzos ishte që të shpallej fitues edhe në këtë kompeticion me Milanin.