E Diel, 1 Nëntor 2026

Si fitohet zbritja, ne mbledhjen e viteve te siguruara per pension

Blerja e viteve te kaluara te punes per te gjithe te interesuarit qe deshirojne te perfitojne nje pension pleqerie ne te ardhmen nuk do te shoqerohet me lehtesira apo zbritjes te shumes qe do te derdhet nga aplikuesi.

Nje fakt i tille eshte zgjidhur ne ligjin e sigurimeve shoqerore sipas te cilit kontributet qe derdhen per te siguruar vjetersine e duhur te punes per efekt pensioni, nuk aplikohet zbritje e shumes qe duhet te derdhe aplikuesi.

Zbritja aplikohet ne rastet, kur aplikuesi do te bleje vjetersine per vitin aktual (2013), ose per vitet qe vijne me pas. Por jo per periudhat e kaluara.

Per te siguruar vjetersine e munguar te punes (qe i takon periudhave para 2013-es), duhet qe permes sigurimit vullnetar aplikuesi te bleje vitet e munguara kundrejt cmimit te percaktuara. Pyetjes se kush mund te behet pjese e skemes se sigurimit vullnetar per periudhat e kaluara, specialistet e ISSH-se, sqarojne se jane kater kritere qe duhen plotesuar nga aplikuesit.

Sipas tyre, kane te drejte qe te blejne vitet e munguara te punes shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe qe nuk iu ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sistemit te detyruar.

Perfitojne edhe shtetasit shqiptare meshkuj per periudhen e studimeve pasuniversitare, personat qe kane periudha te pambuluara nga sistemi i sigurimit te detyrueshem dhe deshirojne t’i plotesojne ato nepermjet sigurimit vullnetar.

Kete te drejte e gezojne edhe te gjithe ata persona qe kane lene shtetesine shqiptare mund te bejne sigurim vullnetar per mbulimin e periudhave te kaluara nga data 01.01.1994 deri ne daten qe kane lene shtetesine. Blerja e vjetersise se punes u mundeson ketyre personave plotesimin e kushteve per te perfituar nje pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar, ne nivel minimal.

Sa kushton blerja e viteve te munguara

Sipas burimeve zyrtare te ISSH-se, masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurim vullnetar nga personi i interesuar per mbulimin e periudhave te kaluara, percaktohet nga koha kur behet pagesa (aplikohet masa qe eshte ne fuqi ne momentin e kryerjes se pageses, mase e cila miratohet me Vendim te Keshillit te Ministrave, per degen e pensioneve).

Pagesa aktuale per te mbuluar periudha te kaluara, behet vetem ne kuoten minimale dhe eshte 3 952 leke per nje muaj sigurim vullnetar.

Kjo kuote i korrespondon pages minimale mujore: 18 295 x 21.6 per qind. Ne keto pagesa nuk aplikohen zbritje. Shembull: “Shtetasi A.D, ka gjithsej 15 vjet periudhe kohore te ndare ne 12 vjet periudhe sigurimi dhe tre vjet te pambuluar me sigurim.

Ai deshiron t’i mbuloje keto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit qe do te paguhet nga shtetasi perkates do te jete e barabarte me pagesen aktuale mujore per sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tille per gjithe periudhen trevjecare.

Pagesat per te siguruar pensionet me te larte se ai baze

Per te siguruar me shume te ardhura mund te behen pjese e skemes se sigurimeve vullnetare te gjithe ata persona qe jane ekonomikisht aktive te vetepunesuar, te punesuar dhe punedhenesit, te cilet duhet te jene te siguruar si te tille ne skemen e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Per me shume te ardhura sigurimi behet vetem per vitin aktual.

Ne vijim gjeni te detajuar edhe se sa eshte shuma qe paguhet per sigurim vullnetar per te perfituar pension me te larte se sa ai baze. Personat e vetepunesuar sigurohen me page minimale mujore 18 295 leke ose shumefishi i asaj, mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6 per qind.

Pra, eshte sigurim me kuote fikse 3 952 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Po e njejta mase aplikohet edhe per te punesuarit, dhe punedhenesit.

Perfitimet nga sigurimi vullnetar per me shume te ardhura kane te bejne me pensione baze pleqerie, invaliditeti dhe familjar, te cilat mund te shkojne deri ne dyfishin e pensionit baze.

6 hapat per te paguar kontributet per periudhat e kaluara

Personi i interesuar, paraqitet ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.

Personi i interesuar duhet te kete me vete dokumentet e meposhtme: Fotokopje te librezes se punes, ku pasqyrohen periudhat e sigurimi, Fotokopje te librezes se kontributeve, ne rast se e disponon, Fotokopje te leternjoftimit elektronik.

Nese personi i interesuar bie dakord per t’u siguruar vullnetarisht, do te marre dokumentin tip “Urdher veprimi”, i cili plotesohet nga inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore.

Duke disponuar kete “Urdher veprim”, personi i interesuar paraqitet ne banke per te bere pagesen. Me kryerjen e pageses, ai pajiset nga banka me “Mandat arketimi”.

Pas marrjes se mandat arketimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore, me te cilin lidh marreveshjen e sigurimit vullnetar, qe nenshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore (mandat arketimi ne asnje rast nuk i dorezohet punonjesit te sigurimeve shoqerore. Ai eshte personal dhe mbahet nga vete personi i interesuar).

Pas nenshkrimit te marreveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore eshte i detyruar te beje pasqyrimin.

Kushtet ne te cilat aplikohet zbritja

Masa e kontributit per sigurim vullnetar per vitin korrent

1. Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, eshte e barabarte me masen qe paguhet per degen e pensioneve, sipas pages per efekt kontributesh te miratuar ne periudhen kur behet pagesa.

2. Pagesa aktuale per nje muaj sigurim vullnetar eshte 3 952 leke, qe i korrespondon pages minimale mujore: 18 295 leke x 21.6%. Per pagesat paradhenie, aplikohen zbritje ne varesi te kohes kur kryhet pagesa. Keshtu, nese do te parapaguani per vitin ne vijim ne fillim te periudhave, do te kete zbritje:

- 6% mbi shumen per nje pagese vjetore (me kusht qe pagesat te realizohen brenda muajit janar);

- 3% mbi shumen per nje pagese 6-mujore (me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 6-mujore, qe do te mbulohet me sigurim vullnetar);

- 1.5% mbi shumen per nje pagese 3-mujore (me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 3-mujore, qe do te mbulohet me sigurim vullnetar).

3. Por pagesat e vitit korent mund te behen edhe me shumefishin e kuotes minimale mujore, 3 952 leke, deri ne pesefishin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›