Kafet, restorantet dhe argetimi, kushtojne perhere e me shume
Te argetohesh apo te perpiqesh ta kalosh kohen ne menyre sa me te kulturuar, ne Shqiperi duket se eshte dicka qe po na kushton gjithmone e me shume. Keshtu te pakten referojne te dhenat me te fundit te ofruara nga Instituti i Statistikave, sipas te cilave, zera te tille si “Hotele, kafene, restorante”, “argetim dhe kulture” etj, po shenojne nje rritje te cmimeve te tyre nga muaji ne muaj dhe nga viti ne vit. Perkatesisht, zeri i pare mesohet se ka shenuar nje rritje te kostos se tij prej +0.6% gjate muajit gusht te ketij viti, ndersa ai dyti nje rritje prej +0.3%. Shoqeruar edhe me nje rritje ne nivelin prej +0.4% te zerave te tille si “Gazeta, libra e mjete shkollore”, apo “Sherbime argetimi dhe kulture”. Cka do te thote se ky vit ofroi ne pikun e pushimeve te tij, kosto me te larta per te pire dicka ne bar apo per te fjetur ne hotel teksa kemi qene me pushime. Sikunder, edhe tarifa me te larta per te blere libra dhe mjete te ndryshme argetimi, po gjate pushimeve. Apo edhe mjete qe sherbejne per kujdes personal, qe na duhet t’i blejme me shtrenjte se me pare. Duke paraqitur keshtu nje panorame me te larte cmimesh konsumi per te tilla sherbime, po aq te nevojshme sa mallrat e shportes, te cilat edhe pse mund te shenojne ulje te tyre per shkak te efekteve te ndryshme sezonale, duket se nuk e percjellin dot kete trend tek argetimet apo ate qe na duhet te paguajme per te kaluar ne menyre sa me te kulturuar kohen tone te lire. Nderkaq, nese do t’i krahasonim te dhenat e ketij viti, me ato te nje viti me pare, ekspertet e INSTAT-it, referojne se per nengrupin “Kafe e restorante”, cmimet jane rritur deri ne 3% me shume se nje vit me pare. Se bashku me ate te “Pijeve alkoolike e duhan”, qe eshte rritur me nivelin prej +3.9% me baze vjetore, duke bere keshtu qe argetimi te kushtoje me shtrenjte.
Kafenete, hotelet dhe restorantet, ne rritje nga viti ne vit
Qe kafete, hotelet apo restorantet kushtojne me shtrenjte se me pare, kjo duket se nuk i pengon aspak shqiptaret qe t’i frekuentojne ato. Dhe nje fakt te tille e tregojne edhe te dhenat me te fundit rreth subjekteve te reja private qe hapen ne Shqiperi. Konkretisht, sipas shifrave qe referon Instituti i Statistikave, rezulton se ne fund te viti te kaluar, numeroheshin plot 16.888 biznese ne rang vendi qe ushtronin aktivitetin e tyre pikerisht ne sektorin e kafeneve, hotelerise dhe restoranteve. Duke ardhur ne rritje nga viti ne vit. Konkretisht, ekspertet e INSTAT-t, referojne se vetem gjate vitit te kaluar, rezultojne se jane hapur plot 2.711 biznese te tilla, nga vetem 2.525 te tilla ne vitin pararendes 2011 apo vetem 1.700 ne vitin 2009. Qe do te thote ne terma praktike, se sipermarresit qe marrin guximin te investojne ne kete fushe sherbimesh, njekohesisht edhe argetimi, konstatojne ecuri rritese brenda tij, e kjo ben qe ata t’i shtojne investimet e tyre nga viti ne vit brenda ketij sektori.