Chaves sërish me kancer

Presidenti venezuelas, Hugo Chaves, deklaroi se mjekët kubanë i kanë zbuluar tumor të ri malinj, për shkak të të cilit patjetër duhet të shkojë sërish në operacion.
Chaves, i cili ishte rizgjedhur për mandat të ri më 7 tetor, për herë të parë deklaroi se nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore, trashëgimtar i tij në funksion do të jetë zëvendëskryetari aktual, Nicolas Maduro Moris.
Ai në fjalimin televiziv theksoi se analizat, të cilat në Kubë i janë bërë këtë javë, tregojnë se kanceri në trupin e tij ka metastazuar.
Chavesi 58 vjeçar shtoi se sërish do të udhëtojë për në Kubë, ku do të t'i nënshtrohet një operacioni, i cili do të jetë i treti në 18 muajt e fundit.