E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi i bien pishman, anulon dekretin

Presidenti egjiptian, Muhamed Morsi ka shfuqizuar dekretin, që i jepte kompetenca gjithëpërfshirëse dhe e vendoste mbi ligjin.

Zëdhënësi i tij, megjithatë, tha se Morsi nuk do ta shtyjë referendumin mbi një projekt-kushtetutë të diskutueshme.

Opozita në Egjipt ka kërkuar nga Morsi që ta anulojë dekretin dhe ta shtyjë referendumin për kushtetutën, e cila u miratua nxitimthi nga parlamenti i dominuar nga islamikët.

Njoftimi i bërë nga Morsi pasoi “dialogun kombëtar”, të propozuar nga Morsi për tejkalimin e krizës politike në Egjipt.

Megjithatë, bisedimet e së shtunës u bojkotuan nga partitë e mëdha opozitare.

Dekreti i 22 nëntorit i Morsit parashihte që vendimet e tij të mos apeloheshin nga gjykatat, duke shkaktuar kështu protesta kombëtare, disa prej tyre të përgjakshme.

Referendumi mbi kushtetutën pritet të mbahet më 15 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›