E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacional e shet Oscarin

Klubi brazilian, Internacional insiston se mesfushori i talentuar Oscar mund të shitet gjatë kësaj vere, për një çmim të arsyeshëm. Chelsea dhe Tottenhami e kërkojnë me ngulm 20 vjeçarin, ndërsa kampioni evropian shihet si favorit.

“Dëshiroj që transferimi i Oscarit të jetë më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë në futbollin brazilian”, ka thënë presidenti i klubit brazilian, Giovanni Luigi, duke bërë me dije se, për ta marrë përfaqësuesin brazilian, nevojiten sakrifica.

“Chelsea ka bërë ofertë të mirë dhe nuk është shumë larg”, shtoi Luigi për ‘Radio Gaucha’. Ai e konsideroi Oscarin si talentin më të madh në Brazil sot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›