Takimi i presidentëve të vendeve të rajonit mbahet në Ohër

Takimi tradicional i presidentëve të vendeve të rajonit, atij të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov dhe të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanovic, do të mbahet në Ohër më 12 korrik 2011.
Ky takim, i njohur ndryshe si minisamit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tashmë ai do të mbahet në Ohër.
“Nga ky takim presim të dalim me një deklaratë e cila do ta theksojë rëndësinë e lidhjes infrastrukturore në vend. Shpresoj se ky proces do të vazhdojë. Theksi vihet mbi çështjet infrastrukturore, sepse mendojmë se është shumë e rëndësishme të mundësojmë lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave”, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov.