Chavez kërkon të rivendosë marrëdheniet diplomatike me Irakun
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez tha të mërkurën se ai po konsideron rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Irakun, plot gjashtë vjet pas ndërprerjes së lidhjeve gjatë pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja.
"Ne jemi duke dërguar një ambasador në Irak, përsëri. Maksimilian (një anëtar i kabinetit të Chavez), do të marrë shënime në lidhje me këtë. Do të doja të shqyrtonim te gjitha mundësitë", tha Chavez, i cili vizitoi ish-diktatorin irakian Saddam Hussein, në vitin 2000 në një turne të shteteve eksportuese të naftës që ndihmuan rigjallërojnė grupin e OPEC-ut.
Venezuela mbylli misionin e saj diplomatik në Bagdad kur Shtetet e Bashkuara e pushtuan për të rrëzuar Huseinit në vitin 2003. Chavez, një socialist, ka qenë një kritik i fortë i luftës në Irak, dhe ai thotë se lufta ka nisur vetëm për naftën që ndodhet në Lindjen e Mesme. Ai vazhdimisht i thotë popullit të tij se Shtetet e Bashkuara mund të pushtojnë dhe Venezuelën, gjithashtu një vend- i pasur me naftë.
Në një takim me sindikatat e punës në New York një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Chavez u bëri thirrje gjithashtu qe forcat amerikane të lënë Irakun para 2011, datën e tërheqjes të vendosur nga presidenti i SHBA-së Barack Obama.