E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika greke ndan të njëjtin qëndrim ndaj Maqedonisë

Këtë e konfirmuan krerët e tyre, ai i Demokracisë së Re, Kostas Karamanlis dhe i PASOK-ut, Jorgos Papandreu, gjatë një debati televiziv që zhvilluan dje në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Athina mbështet aspiratat evropiane të vendeve fqinje, megjithatë mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e emrit zyrtar të Maqedonisë mbeten ende të pazgjidhura. Kemi shprehur qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje në NATO, Bashkimin Evropian dhe kemi vendosur një linjë të kuqe nga e cila nuk do të heqim dorë", theksoi kryeministri Karamanlis.
     
Po kështu, lideri opozita Papandreu nënvizoi se PASOK-u ka mbështetur plotësisht qeverinë e Karamanlisit lidhur me çështje të interesit kombëtar, përfshi edhe mosmarrëveshjen për emrin me Shkupin.
     
"Është përcaktuar një linjë e kuqe, nga e cila edhe ne nuk do të heqim dorë nëse fitojmë zgjedhjet", deklaroi Papandreu.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›