E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad sulmon OKB-në: I jep pushtet pak njerëzve

Duke folur përpara një salle thuajse të boshatisur në godinën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad, hodhi akuza ndaj Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se ky organizëm i jep shumë pushtet më pak njerëzve. Shumë delegacione perëndimore janë larguar gjatë fjalimit të Ahamdinejadit, nga salla ku zhvillohej debati i Asamblesë. Duke u përqëndruar tek ekonomia globale, Ahmadinejad tha se me këto kushte aktuale nuk mund të vazhdohet dhe bëri thirrje për masa urgjente. Në fjalimin e tij , Ahmadinejad nuk foli për qëndrimin e Teheranit lidhur me dakordimin e SHBA-së dhe vendeve perëndimore, që kërkuan ashpërsimin e sanksioneve nëse Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinejad e ka akuzuar Izraelin për "politika jonjerëzore" në territoret palestineze dhe për dominimin në çështjet politike dhe ekonomike botërore. Edhe pse Ahmedinejad nuk ka përmendur konfrontimet e Teheranit me perëndimin, në lidhje me ambiciet e tij nukleare, ai akuzoi forcat e huaja për përhapjen e "luftës, gjakderdhjes, agresionit, terrorit dhe frikësimit" në Lindjen e Mesme, duke përmendur luftërat në Irak dhe Afganistan. Ndër të tjera, Ahmadinejad tha se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi paqeje të përbotshëm, të bazuar, në natyrën shpirtërore dhe në dinjitet. "Vendi ynë është i përgatitur t'u shtrëngojë dorën të gjithë atyre që janë të ndershëm karshi nesh", tha presidenti iranian në Kombet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›