Gjermania i hap rrugën Traktatit të Lisbonës
Ratifikimi nga Gjermania i traktatit reformues të Bashkimit Evropian tani është thjesht një aspekt teknik, deklaroi zëdhënësi i presidencës, duke shtuar se dokumentet do të publikohen nesër në fletoren zyrtare. Pas kësaj, presidenti duhet të nënshkruajë dokumentin e ratifikimit.
Përveç Gjermanisë, tre vende, përkatësisht Republika Çeke, Irlanda dhe Polonia, janë të vetmit anëtarë të bllokut 27-anëtarësh që duhet ende të ratifikojnë dokumentin e rëndësishëm evropian.
Irlanda do të zhvillojë referendumin e dytë popullor mbi Traktatin e Lisbonës më 2 tetor, pas dështimit të tij në referendumin e një viti më parë.
Megjithëse sondazhet publike tregojnë se votuesit irlandezë do të aprovojnë Traktatin, një pjesë e madhe e elektoratit mbetet ende e pavendosur.
Presidentët euroskeptikë të Republikës Çeke dhe Polonisë pritet të mbështesin Traktatin, nëse irlandezët votojnë pro tij.