E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez kthehet ne Venezuele

Presidenti venezuelian Hugo Chavez është kthyer në vendin e tij pas një qëndrimi të gjatë në Kubë.

Lajmin e ka bërë të ditur një televizion lokal, që ka treguar edhe pamjet e kreut të shtetit.

Chavez është ulur me avionin e tij këtë mëngjes në aeroportin e Maikuetias, në hyrje të Karakasit, ku është pritur nga ministrat e qeverisë së tij.

Chavez është kthyer në atdhe pas një qëndrimi në Havana, ku u operua për shkak të një tumori kanceroz në tru.

“Ja ku jam, në shtëpinë time dhe shumë i lumtur. Mirëdita Venezuelë e dashur, mirëdita popull i dashur!”, është shprehur ai në Twitter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›