Chavez ne Kube. Kurohet serish per kancerin

Presidenti venezuelian Hugo Chavez rikthehet në Kubë për tiu nënshtruar aty të tjera kurave për kancerin ndër të cilat dhe kemioterapisë. Ai i kërkoi Asamblesë Kombëtare të autorizojë udhëtimin e tij siç kërkon dhe kushtetuta. Vetë Chavez përkrah dy vajzave të tij u shpreh se do të kthehet në Havana për të filluar fazën e dytë.
Që pas kthimit në Karakas më 4 korrik, Chavez ka përgjysmuar ngarkesën e punës së tij, por jo daljet televizive. Vetëm një ditë më parë për televizionin shtetëror presidenti deklaroi se çohej që më 5:00 të mëngjesit e lexonte filozofin gjerman Freidrih Niezche.
Më herët mediat bënë të ditur se presidenti venezuelian do t’i nënshtrohej kemioterapisë në Brazil, por vetë ai më pas aqaroi se për një trajtim të qetë larg syve të medias, Havana ishte vendi ideal. Nuk dihet se sa do të zgjasë trajtimi i Chavezit në Kubë.
Aleatët e tij thonë se ai po e merr veten me të shpejtë, por sëmundja e tij ka shtuar dyshimet për vijimësinë e tij si lider. Një dyshim i tillë duket se le pezull ende në Karakas miratimin e politikave kombëtare të naftës e marrëdhëniet me kartelin ndërkombëtar Opek.
Zyrtarisht Chavez do të kërkojë një tjetër mandat në 2012. Gjatë 12 viteve në pushtet Chavez ka fituar zemrën e më të varfërve me programet e shumta sociale, por inflacioni i lartë mungesa e banesave e shpesh dhe energjise elektrike mbeten ende problem në vend.