E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina tjeter deshtim eleminohet nga Uruguaji ne Kupen e Amerikes

Ajo që duhet të ishte skuadra e ëndrrave kthehet në një makth për të gjithë tifozët e Argjentinës. Skuadra e drejtuar nga Sergio Batista regjistron një tjetër zhgënjim, duke u eliminuar nga Uruguai pas gjuajtjeve të penalltive në cerekfinalet e Kupës së Amerikës. Një disfatë që ka hedhur poshtë të gjitha parashikimet që e shihinin Argjentinën organizatore të këtij kompeticioni si favoriten kryesore për fitimin e trofeun më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.

Gjithsesi, drama e skuadrës vendase mori formë që në fillim të ndeshjes, kur në minutën e 5-të Diego Perez do të kalonte Uruguain në avantazh duke vendosur qetësinë në shkallët e stadiumit. Reagimi i Argjentinës do të ishte i shpejtë dhe Higuain në minutën e ‘18-të do të barazonte shifrat, duke ndezur sërish shpresat e tifozëve vendas.

Gjithsesi, Messi nuk mjafton, ndërsa rezultati i ndeshjes do të mbetej i padryshuar deri në fundin e kohës së rregullt. Nuk sjell asgjë as koha shtesë, ndërsa gjithccka do të venbdosej nga pika e penalltisë. Carlos Tevez do të gabonte përballë portierit Muslera, ndërsa Perreira do të gjuante saktë në penalltinë e fundit, duke i dhuruar Uruguait kualfikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.
 
I njëjti sukses edhe për Perunë, e cila ka mundur 2-0 Kolumbinë. Golat e Lobaton dhe Vargas në kohën shtesë i kanë dhuruar kualfikimin historic skuadrës peruane në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut.

Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e diel , 17 korrik 2011 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›