Durrës, plagoset me armë 30-vjeçari, kapet autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit.
Një 30-vjeçar është plagosur me armë në verandën e banesës së tij ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes.
Sipas policisë është arrestuar 42-vjeçari Ardian Bregu ndërsa ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes.
30-vjeçari me inicialet A.D u dërgua me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në shpatull.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes së 30-vjeçarit