E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez’it po i afrohet fundi

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka më pak se gjashtë muaj jetë, njoftoi të premten ish-ambasadori amerikan në Karakas.

Duke u thirrur në burime të sigurta brenda presidencës venezuelase, ambasadori Noriega, pohon se është e pamundur që Chavez të jetë ende gjallë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Venezuelë, në tetor të vitit 2012.Në një editorial të tij të botuar në gazetën ‘Miami Herald’, Noriega shprehet se:

“Ekipi ndërkombëtar i mjekëve që po e trajtojnë Chavezin nuk pret që ai të jetojë më gjatë se edhe gjashtë muaj. Përkeqësimi i tij gjendjes së tij po përshkallëzohet më shpejt seç kishin parashikuar mjekët. Por, pavarësisht gjendjes serioze, Chavez ka kërkuar marrjen e dozave të ulëta të kimioterapisë, për të shmangur mungesën afatgjatë nga skena politike”.

Sipas Noriega’s, mjekët e kanë kritikuar vendimin e liderit për të mos rritur dozën e kimioterapisë, por ata s’mund të bëjnë gjë për t’ia ndërruar mendjen.

Në tetor Chavez u kthye nga trajtimi i tij në Kubë, duke pohuar se ishte shëruar përfundimisht. Ai madje konfirmoi edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të tetorit të vitit 2012, megjithëse spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore ende vazhdojnë.

Chavez konsiderohet një prej liderëve më armiqësorë ndaj SHBA’ve. Ai është president i prodhuesit më të madh të naftës në Amerikën latine që nga viti 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›