Problemi i Interit janë rezervistët

Nerazzurrët janë duke kaluar pushimin ndërkombëtar të nëntorit në pozitën e 17-të në tabelë me vetëm dy fitore nga nëntë xhirot e para në Serie A. Pavarësisht ndërrimit të trajnerit, ekipit i mungon vazhdimësia dhe Sneijder, i cili ka bërë gjashtë paraqitje në ligë deri më tani, ka një teori të tijën pse ndodh kjo.
“Për momentin, dallimi mes rezervistëve dhe ekipit titullar është shumë i madh, këtu qëndron problemi. Ne jemi ekipi me moshën më të lartë mesatare që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve”, tha Sneijder nga kampi stërvitor i Holandës.
Megjithatë, mesfushori holandez beson se gjendja do të përmirësohet. “Por, jam optimist se me rikuperimin e disa bashkëlojtarëve forma jonë do të përmirësohet. I gjithë ekipi mund të përmirësohet”, përfundoi ai.