E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët kërkojnë ndihmë nga Putini

Serbët e veriut të Kosovës kanë shprehur dëshirën e tyre të marrin pjesë në seancën e Parlamentit të Serbisë, ku do të trajtohet çështja e Kosovës, si dhe përveç që kanë kërkuar ndihmën e Beogradit ata kërkuan edhe nga kryeministrit rus, Vlladimir Putin që të angazhohet në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Këto kërkesa janë gjatë takimit të ashtuquajturit Kuvend i bashkësive dhe komunave serbe të veriut të Kosovës që u mbajt të premten në veri të Mitrovicës.

Ata kanë kërkuar nga ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanovic dhe nga deputetët në Kuvendin e Serbisë të cilët janë nga Kosova, të mos votojnë Deklaratën që po shqyrton Qeveria serbe për Kosovën.

Në këtë takim sërish u kërkua ndërprerja e bisedimeve me Prishtinës dhe marrëveshjet e arritura gjatë këtyre bisedimeve në Bruksel të mos realizohen.

Kuvendi i bashkësive dhe komunave serbe do t’i dërgojë letër edhe kryeministrit të Rusisë, Vlladimir Putin, me lutje që të ndihmojë mbijetesën e popullit serb në Kosovë, ndërsa kundër ekipit negociator serb kanë paralajmëruar padi penale.

Sipas këtyre delegatëve, e gjithë kjo krizë ka ardhur si pasojë e vendimeve të institucioneve shqiptare dhe ndihmën që atyre iu kanë dhënë KFOR-i dhe EULEX-i. Gjithashtu është kërkuar që kur të mbahen zgjedhjet në Serbi në të njëjtën kohë të shpallen dhe të mbahen edhe në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›