E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez:SHBA e Holanda po përgatisin një sulm kundër Venezuelës

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez në vazhdën e deklaratave kundër Uashingtonit akuzoi këtë të fundit se bashkë me Holandën po përgatit një sulm ushtarak kundër vendit të tij.
Deklarata e liderit të Karakasit ka ardhur gjatë një takimi në Kopenhagen me eksponentë të majtë të lëvizjes sociale në Danimarkë. Deklarata e dhënë nga Chavez është transmetuar direkt nga televizioni shtetëror venezuelian.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holanda po përgatitin një sulm ushtarak kundër Venezuelës. SHBA ka dislokuar luftanije, avionë spiunë dhe persona të shërbimeve sekrete ne ishujt, Aruba, Korazao dhe Bonair me qëllimin për të përgatitur terrenin për ndonjë sulm të mundshëm kundër nesh e më pas kundër Bolivise", deklaroi Chavez gjatë deklaratës së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›