E Diel, 1 Nëntor 2026

Kubë, mijëra njerëz në peligrinazh nderojnë shenjtin Shën Lazar

Mijëra qytetarë kubanezë bënë ditën e enjte një pelegrinazh në nderim të shenjtorit katolik Shën Lazari. Ndërsa disa përshkuan 30-kilometër rrugë nën diellin që flakëronte, të tjerët treguan repsekt për shenjtorin duke ecur zbathur dhe duke u zvarritur në tokë.
"Në maj të këtij viti, një vajzë e një të afërmit tonë pati një sëmundje në tru. Ajo ishte mes jetës dhe vdekjes, por ne i kërkuam Shën Lazarit një mrekulli.", tha Oma një pjesëtar në peligrinazh.
"Edhe mjekët u habitën nga mrekullia që i ndodhi vajzës. Ata nuk e besonin dhe thoshin se kjo nuk është e mundur. Vajza është gjallë dhe kjo është e rëndësishme. Ndaj ne kemi ardhur këtu për të nderuar shenjtorin Shën Lazari" -shtoi Pineiro, mësues i vajzës i cili kishte ardhur në peligrinazh.
Pelegrinazhi vjetor i një prej ikonave më të shenjta në Kubë ka arritur të tërheqë turma të mëdha besimtarësh si nga katolikët romakë por edhe nga ndjekësit Afro-Kubanë. Yirsi Bensol, një studente 21-vjeçare, studente, tha se kishte bërë disa vepra të mira në në nder të Shën Lazarit para se ti kërkonte shenjtorit shërimin e nënës së saj. "I kërkova shën Lazarit që të shëronte mamanë time dhe çuditërisht në fund të vitit ajo u ndje më mirë, ndaj mendova t'i bashkohem turmës së peligrinazhit"-tha studentja Bensol.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›