E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, manifestime kundër masave të rrepta të qeverisë

Nëpunësit si dhe funksionarë të sindikatave të pavarura të arsimit dytësor (OLME) do të manifestojnë në qendër të Athinës kundër planit të riorganizimit që do t'i japë fund avantazheve të nëpunësve dhe funksionarëve.      Fronti i luftës sindikaliste (PAME), Partia Komuniste (KKE) dhe e majta radikale SYRIZA kërkuan një grevë të përgjithshme në vend.      Kësaj lëvizjeje iu bashkua edhe Bashkimi i gazetarëve të Athinës (ESYEA) duke privuar vendin nga emisionet televizive dhe radiofonike,gazetat kombëtare ndërkohë që shërbimet agjencisë kombëtare të shtypit ''Ana'' u ndërprenë.      Më shumë se 60 tubime do të zhvillohen nga manifestuesit në qytet kryesore të vendit për të shënuar provën e parë për qeverinë socialiste në pushtet që prej 4 tetorit dhe që është përballur me një krizë financiare të pazakontë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›