Check-up, kontrolli mjekesor qe shpeton jete Sonila Isaku
Pervec kurimit me metodat me te reja dhe gjithe mundesite qe mjekesia moderne ofron, nje rendesi te vecante mbart mjekesia parandaluese. Vendet e zhvilluara duke u bazuar ne diagnostikimin dhe kurimin e hershem, kane arritur te ulin ndjeshem numrin e pacienteve qe vuajne nga semundje te rendesishme si diabeti, semundje te arterieve koronare, kancer te ndryshem, etj,. Per te kapur heret keto crregullime te organizmit, sipas mjekut Maksi Basho duhet qe te gjithe te kontrollohemi te pakten nje here ne vit. Ne personat me moshe mbi mesataren dhe ata me histori familjare per nje semundje te caktuar, ky grup ekzaminimesh duhet kryer cdo gjashte muaj. Programet e kontrollit periodik jane te ndryshme per femije, te rinj, gra mbi 40 vjec, burra mbi 40 vjec, per gra shtatzena, per paciente diabetike, paciente kardiake etj. Ne secilen prej ketyre programeve ka ekzaminime qe jane shume te rendesishme dhe domethenese per grupe te caktuara pacientesh. “Tek femrat mund te permendim PAP test, echon e gjirit dhe markerin e tumoreve te vezoreve CA125 per grate mbi 30 vjec, densitometrine e kockave dhe mamografine per grate mbi 40 vjec, analizen e urines komplet per diagnostikimin e patologjive te sistemit renal”, nenvizon mjeku Basho. Nderkohe tek meshkujt mbi 40 vjec vizita per zemren, radiografine ose skanerin e mushkerive per grupin e duhanpiresve etj. Pervec ketyre nje rendesi e vecante i kushtohet edhe depistimit per Hepatitin B duke patur parasysh perqindjen e larte te mbartesve te ketij virusi dhe menyren e transmetimit te tij nepermjet rrugeve te gjakut dhe seksuale si edhe mundesine qe ekziston sot per t’u vaksinuar dhe mbrojtur nga kjo semundje qe jo rralle ka pasoja fatale. Sipas mjekeve, check-up ka nje rendesi te vecante per personat me nje histori familjare per nje semundje te caktuar, pra nese mbartin faktore rreziku per kete semundje. Ankesat e pacientit, historiku personal dhe familjar, menyra e jeteses, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik jane shume domethenese ne percaktimin e nje diagnoze te sakte. Vizita e mjekut, ekzaminimet imazherike si ultrasonografia, tomografia apo rezonanca magnetike, bashke me analizat e detajuara te gjakut e urines plotesojne nje pakete te plote check-up-i. Nderkohe te dhenat e mjekeve tregojne se pacientet paraqiten tek mjeku vetem atehere kur semundja e ka treguar veten me gjithe simptomat e saj. Sigurisht ne kete faze kurimi behet akoma me i veshtire dhe jo rralle edhe i pamundur. Prandaj keshillohet qe nje here ne vit te kryhet nje check-up ose i shpjeguar ndryshe ne shqip, si kontroll mjekesor periodik, qe eshte nje pakete ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike qe kryhen per identifikimin dhe parandalimin ne nje stad ende jo te avancuar te semundjeve te ndryshme.
Keshilla
Duhet permendur qe keto, jane analiza te cilat behen zakonisht edhe nese personi nuk vuan nga ndonje semundje dhe tregojne gjendjen e pergjithshme te trupit . Keto analiza sherbejne edhe per kapjen me heret te ndonje semundjeje te fshehur. Nese vuani nga dicka atehere ndiqni keshillen e mjekut, i cili mund te kerkoje prej jush edhe ndonje analize tjeter specifike.
Rendesia e kryerjes se ekzaminimeve
Sipas mjekeve, check-up ka nje rendesi te vecante per personat me nje histori familjare per nje semundje te caktuar, pra nese mbartin faktore rreziku per kete semundje. Ankesat e pacientit, historiku personal dhe familjar, menyra e jeteses, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik jane shume domethenese ne percaktimin e nje diagnoze te sakte. Prandaj keshillohet qe nje here ne vit te kryhet nje check-up ose i shpjeguar ndryshe ne shqip si kontroll mjekesor periodik, qe eshte nje pakete ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike qe kryhen per identifikimin dhe parandalimin ne nje stad ende jo te avancuar te semundjeve te ndryshme.
Ekzaminimet dhe analizat qe keshillohen
Gjaku komplet
Sedimenti
Analizat e zemres:
EKG (grafia e zemres)
Kolesteroli total
HDL (nje lloj kolesteroli i mire)
LDL (nje lloj kolesteroli i demshem)
TG (trigliceridet, yndyrnat)
Matja e sheqerit esell (per diabetin)
Matja e sheqerit pas buke (2 ore pas)
SGOT (per melcine)
SGPT (per melcine)
TSH (per tiroidet)
Ure-ja
Kreatinina
Analize urine
PSA (per prostaten, zakonisht per moshat pas 40-50 vjec)
HbsAg (per hepatit B)
AntiHBs (per hepatit B)
AntiHCV (per hepatit C)
Grafia e mushkerise
EKO abdominale (e barkut)
Vizita e semundjeve te brendshme
Tek femrat shtohen edhe analizat gjinekologjike
Vizita gjinekologjike
PAP testi (test per zbulimin e hershem te kancerit te serviksit)
Mamografia bilaterale (e te dy gjinjve, pas 35 vjec )
Densiteti i kockave (zakonisht pas menopauzes)
FSH, LH, E2 (hormonet seksuale)