E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, “turpi” i Premierligës

Chelsea është duke u bërë “turpi” i Premierligës pas shkarkimit të Andre-Villas Boasit vetëm tetë muaj pas angazhimit të tij sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Menaxherëve të Ligës (LMA), Richard Bevan. Abramovich nga e hëna filloi kërkimin për trajnerin e tetë prej kur mori kontrollin e klubit.

“Ajo që është e sigurt është se klubi, pavarësisht pasurisë së madhe, nuk ka gjetur mënyrë për të ndërtuar një strukturë të suksesshme” tha Bevan për Radio Five Live. “Kërkimi për menaxherin e tetë është turpërim serioz për pronarin, klubin, tifozët dhe ligën” përfundoi ai.

Humbja 1-0 nga West Brom në Hawthrons ishte akti përfundimtar i “projektit trevjeçar” siç e quante Villas-Boas. Kjo disfatë e la skuadrën në pozitën e pestë, tri pikë jashtë zonës që siguron kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, Chelsea ka regjistruar vetëm tri fitore në 12 ndeshjet e saj të fundit në Premierligë. Ekipi ka humbur 3-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga Napoli kurse të martën do të takohet me Birmingham Cityn në përsëritjen e duelit të xhiros së pestë në FA Cup pas barazimit 1-1 në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›