E Diel, 1 Nëntor 2026

Asistencë për ekipin kombëtar, marrëveshje FSHF-Hygeia

Ekipi kombëtar që sot do ketë një asistencë mjekësore nga spitali Hygeia. Sipas presidetit të federatës së futbollit shqiptar Armand Duka këto shërbime mjekësore do jenë me një çmim favorizus, të cilat do u ofrohen edhe ekipeve kombëtare të moshave dhe jo vetëm.
 

Sipas drejtorit ekzekutiv të spitalit Hygeia zotit Kyriakos Kopsitis kjo marrëveshje konsiston në kontrollin dhe trajtimin e mëvonshëm të çdo futbollisti

“Marrëveshja me federatën shqiptare të futbollit ka të bëjë me asistencën e dy sektorëve të shëndetit të futbollistëve që janë ceck up dhe diagnoz ndërsa pjesa e dytë është ajo terapeutike” ka theksuar ai.

Në spitalin Hygeia diagnoza e çdo trauea dhe trajtimi do të jenë të pagabueshme. Kjo për shkak të aparaturave moderne të spitalit Hygea dhe në anën tjetër nga stafi mjekësor tepër profesional i këtij spitali.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›