Chelsea, 26 milionë euro për Alexis Sanchez

Chelsea planifikon të bëjë një ofertë serioze për sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.
Lojtari kilian që është në shënjestër të Bluve, të cilët tani janë gati të shpenzojnë 26 milionë euro për ta transferuar atë- njofton La Stampa.
Megjithatë Udine vazhdon ta refuzojë shitjen e 22-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa për të janë të interesuar edhe Barcelona dhe Manchester United.