E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thiago, kontratë profesioniste me Barçën

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:25

Histori e çuditshme dhe e veçantë është ajo e Thiago Alcantara, mesfushor i ri i Barcelonës, i cili këtë sezon vazhdimisht ftohet në skuadrën e Pep Guardiolas.

Djaloshi i lindur në vitin 1991 ka origjinë spanjolle, por i natyralizuar në brazilian, ishte blerë nga klubi katalunas në vitin 2007. Nga ajo kohë, futbollisti i ri dalëngadalë është integruar në skuadrën më të fortë në botë. Ai ka shënuar një gol këtë sezon.

Kjo i është shpërblyer atij. Thiago ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me Barçën deri në vitin 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›